Policia rrugore e Fierit ka kryer kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente. Kontrollet janë kryer me qëllimin parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 160 leje drejtimi, nga të cilat 157 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 3 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas të mitur për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 161 drejtues.
Janë ndëshkuar 330 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.
284 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
38 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
1025 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.