‘Përmbyset’ situata? Luizi i kërkon hapësirë Kiarës

Pak javë më parë, Kiara Tito u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kësaj radhe, moderatorja vendosi që të mbante një qëndrim tjetër me banorët por edhe me partnerin e saj, Luiz Ejlli.

Nëse para se të eliminohej nga “Big Brother VIP” i kërkonte ‘hapësirë’ këngëtarit, tani ajo qëndron gjatë gjithë kohës me të.

Por së fundmi, duket se Luizi po kërkon hapësirën e tij. Këtë e ka thënë gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ishte e pranishme edhe Kiara.

“Po të isha veshur e po të isha mbajtur mirë qysh në fillim, më kishte pranuar Kiara që në fillim. Me ja vështirësuar, me ja bërë të pamundur. Dhe tani zonja e zotërinj vjen momenti i hapësirës. Tani edhe unë kam nevojë për hapësirë”, tha Luizi, që me siguri e kishte në sensin e shakasë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *