Mbrëmjen e djeshme, Ronaldo ka kaluar kohë me Kiarën dhe Luizin duke ndenjur në krevatin e tyre. Herë pas here ai ka marrë “kërcënime” nga Luizi se do t’i bëjë diçka që se pret në kohën që fle.
Dje, Luizi i kërkonte të largohej e të flinte, por Ronaldo kundërshtonte duke këmbëngulur të zbulonte se për çfarë e kishte fjalën.
Kujtojmë që ditët e fundit Ronaldo është bërë “pre” e disa rrengjeve të Luizit.
Ndërkohë që dritat u fikën dhe banorët vendosën të flinin, Luizi vuri në zbatim planin e tij.
Ai priti deri sa Ronaldo të shtrihej, e më pas u ul në dysheme duke ecur këmba dorazi për të arritur te krevati i tij.
Krejt papritur ai ka trembur Ronaldon, i cili nuk e priste edhe pse Luizi e paralajmëroi.