Zgjedhjet e 14 majit/ PS çel zyrtarisht fushatën, Rama: Meta peng i së shkuarës

Këtë të martë PS ka çelur zyrtarish fushatën për zgjedhjet e 14 majit. Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën para kandidatëve të PS për 61 bashkitë e vendit. Ata u mbledhën në Sheshin Skënderbej, ku do të mbjellin 61 pemë, në kuadër të strategjisë së re të fushatës për të qëndruar larg skenave pompoze e sa më afër mjedisit.

“Këto ditë nis zyrtarisht fushata jonë e nëntë që kur unë kam privilegjin të udhëheq PS. Kemi fituar 8 nga 9 palë zgjedhje, duke humbur vetëm atë të Tiranës në 2009. Të cilën më shumë sesa e humbëm, na e morën. Sot, Shqipëria është një vend krejt tjetër në sytë e botës. Na janë besuar dhe role të dorës së parë, nga Presidenca e OSBE, deri nga ulja në Kombet e Bashkuara”, u shpreh Rama.

Rama pohoi se socialistët nuk janë krenarë për të gjitha ato që kanë bërë, ama theksoi se veprimet e tyre nuk i kanë sjellë pasoja serioze shqiptarëve dhe Shqipërisë. Rama sulmoi kundërshtarët, kur tha se vota për ta ka shkaktuar më shumë dëme se të mira.

Referuar Metës, Rama e cilësoi peng të së shkuarës dhe korrupsionit e minimit të demokracisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *