Tjetër skandal në një shkollë/ Mësuesja dhunohet nga tezja e një nxënëseje

Dhunohet një mësuese në ambientet e shkollës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj. Mësuesja M.H., 43-vjeçe është dhunuar nga tezja e një fëmije në ambientet e kësaj shkolle.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të bullizimit  dhe keqtrajtimit që tezja ka pretenduar se është bërë ndaj fëmijës.

Reagimi i policisë:

Dhunoi fizikisht një shtetase (mësuese), procedohet penalisht 41-vjeçarja.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetases S. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *