Sa do ishit të gatshëm të sakrifikonit për një projekt shkolle? Maksimumi një natë ose disa pa gjumë?
Epo dy djem në SHBA kanë shkuar shumë më larg se kaq. Në vitin 1963, dy djem në SHBA dolën me një ide për një projekt shkencor shkollor, por eksperimenti i tyre do të kishte pasoja që zgjatën për dekada.
Randy Gardner, 17 vjeç dhe shoku i tij Bruce McAllister duhej të krijonin një ide për një projekt të panairit shkencor dhe pasi nisën të mendon së bashku, vendosën se donin të thyenin rekordin botëror për të qëndruar zgjuar.
Në atë kohë, rekordi mbahej nga një DJ në Honolulu, i cili arriti të qëndronte zgjuar për 260 orë (pak më pak se 11 ditë).
Qëllimi i tyre ishte i thjeshtë, ata donin të kuptonin se çfarë ndodh me trurin tonë kur nuk flemë. Dhe eksperimeti shkoi me sukses, pasi ata morën disa rezultate të rëndësishme.
Gardner, i cili qëndroi zgjuar, thuhet se përjetoi çrregullime humori, probleme të përqendrimit dhe humbje afatshkurtër të kujtesës, si dhe paranojë, madje edhe halucinacione.
Në total, adoleshenti arriti të qëndronte zgjuar për 11 ditë (264 orë), duke thyer rekordin në atë kohë dhe duke shënuar fundin e eksperimentit shkencor.
Pasi u dërgua në spitalin detar, 17-vjeçari fjeti për 14 orë para se të zgjohej në mënyrë natyrale.