Dhunojnë fizikisht bashkëmoshatarin, arrestohen dy të rinjtë në Greqi

Një 17-vjeçar grek është dhunuar nga dy të rinj, njëri prej tyre me origjinë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në Lamia, ku sipas asaj që raportojnë mediat greke, gjithçka ka nisur kur 17-vjeçari i cili udhëtonte me motor me një shok si pasagjer, ka rrezikuar të përplaset me një biçikletë.

Më pas mes tyre ka pasur një sherr verbal, dhe më vonë ka mbërritur edhe miku i 19-vjeçarit dhe e kanë dhunuar fizikisht. Ndërkohë pas denoncimit të bërë nga 17-vjeçari, autorët kanë rënë në pranga. Sakaq, i mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *