Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e degëve të Tiranës dhe FRPD.Mes të tjerash Berisha foli në lidhje me çeljen e fushatës së PS për zgjedhjet e 14 majit, ku tha e kryeministri Vrama kishte mbledhur ministrat e tij dhe u mbante fjalim.
“E patë si e nisi sot fushatën, kishte mbledhur ministrat dhe u mbante fjalim.
Më kujtoi diçka, Putini priti dy ambasadorë të BE e nga frika i vendosi 70 metra në distancë, edhe ky nuk kishte asnjë qytetar sot.
Hapi fushatën me nomenklaturën e tij, i mbante fjalime Spiropalit, Belindës e Manjës, nuk kisha parë kurrë komedi si kjo”, tha Berisha.