Berisha: Kandidatëve të PS u rëndojnë thasët me euro të vjedhura nga qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një krahasim në lidhje me kandidatët e opozitës dhe ato të mazhorancës.

Ai tha se kandidatët e opozitës kanë dalë nga baza, ndërsa ata të PS nga sirtarët e kryeministrit Rama, dhe se u rëndojnë thasët me euro të vjedhur nga qytetarët.

Referuar intervistës së dhënë dje nga kreu i SPAK Altin Dumani për median italiane “La Repubblica”, Berisha tha se ai nuk guxoi të thoshte se arsyeja e vërtetë se përse mafia në vend nuk ka një drejtues, është fakti që e drejton vetë qeveria dhe kryeministri Rama.

 

 

“Kudo që hidhni hapin dëgjoni qytetarët tu thonë që kemi frymë të shkëlqyer, kjo është besimi në fitore. Qytetarët e ndjejnë se fitorja po afron çdo ditë.

Ka disa paralelizma me vitin 1992. Paralelizma e parë janë kandidatët tanë, kudo shkojmë me kandidatë të cilët nuk ka asnjë hipotekë negative.
Shkojmë me kandidatë të cilët kanë kredenciale qoftë qytetare qoftë politike, të shkëlqyera.

Por në dallim nga ’91, këta janë kandidatë jo të caktuar nga kryesia e partisë, por nga anëtarësia.

Të marrësh kandidatët tanë e ti krahasosh me kandidatët e tyre, janë dy botë, kandidatët e tyre janë kandidatë të nomenklaturës së shtetit mafioz, të mafies.
Një gazetar e pyeste kreun e Skap-it, a ka në Shqipëri mafie të strukturuar, ai i përgjigjej se nuk ka sepse nuk ka kryetar, nuk guxoi të thoshte se këtu është shteti mafie.
Në dallim me vende të tjera, atje ka Ndragheta boss, këtu është Rama e qeveria.

Kandidatët e tyre janë kandidatë të veseve, që kanë vjedhur me tendera, të lidhur me 1000 fije me trafikantët, u rëndojnë thasët me euro të vjedhura nga qytetarët, fakti që për ta nuk ka votuar një socialist i vetëm, të gjithë kanë dalë nga sirtarët e Ramës.
U rëndon tmerrësisht vetë Edi Rama”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *