Probleme me sklerozën, humb e moshuara/ Blutë kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar

Një zonjë e moshuar ka humbur dhe nuk mban mend shtëpinë e saj. Zonja e moshuar është konstatuar në Shkozë, e vetme. Ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.

Policia njofton se e moshuara nuk e mban mend banesën ku jeton dhe aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *