Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka shprehur dëshirën për të luajtur me Lionel Messin vitin e ardhshëm.
Messi është lidhur me një rikthim të bujshëm në Barcelonë javët e fundit pasi zëvendëspresidenti i klubit Rafa Yuste pranoi se ata janë në negociata me babanë e lojtarit. Që atëherë, një numër i lojtarëve të Barcelonës kanë thënë se duan të luajnë me Messin vitin e ardhshëm.
Në një intervistë për Mundo Deportivo, Lewandowski garantoi për kthimin e argjentinasit: “Messi i përket Barçës dhe nëse ai kthehet do të jetë diçka e pabesueshme. Ne e dimë se vendi i tij është këtu në Barcelonë. Nuk e di se çfarë do të të ndodhë, por shpresoj që sezonin e ardhshëm të luajmë së bashku”.