Paralajmëron Dodik: Nuk do qëndrojmë duarkryq nëse nxit konflikt në vend

Ambasada e SHBA-ve në Bosnjë Hercegovinë, ka paralajmëruar udhëheqësin serb të republikës Srpska, Milorad Dodik se nuk do të qëndrojnë duarkryq nëse ky i fundit tenton të nxisë konflikte ndëretnike në vend.

 

Në deklaratë thuhet se SHBA-të do të mbrojnë integritetin territorial të Bosnjë Hercegovinës duke mos lejuar që Dodik të nxisë konflikte në popullsinë multietnike të shtetit ballkanik.

“Sipas Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës, as entiteti dhe asnjë njësi tjetër administrative më e ulët nuk ka të drejtë të shkëputet dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq nëse Milorad Dodik punon për të nxitur një konflikt të ri në Bosnje dhe Hercegovinë. Siç kanë bërë për tridhjetë vjet, Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multi-etnik të Bosnjë dhe Hercegovinës”, citohet të jetë thënë në deklaratë.

Sa i takon kërcënimeve të Dodik për ndërprerjen e bashkëpunimit me aleancën e NATO-s, SHBA-të i kanë kujtuar atij se Ligji për Mbrojtjen e vitit 2005 i detyron autoritetet shtetërore të kryejnë aktivitete të nevojshme për anëtarësimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në aleancën e NATO-s.

Milorad Dodik njoftoi të martën se do të ndalojë të gjithë zyrtarët serbë të Bosnjës nga çdo kontakt me përfaqësuesit e NATO-s, me të cilët ai nuk dëshiron asnjë bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *