Golat e pjesës së dytë nga Nicolò Barella dhe Romelu Lukaku e vendosën Interin në prag të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve të UEFA-s që nga viti 2009/10, pasi Nerazzurrët mposhtën Benfikën në një fitore 2-0 në Estádio da Luz.
Alessandro Bastoni u bë protagonist për Interin, pasi krosimi i tij i saktë u devijua nga Barella, i cili hapi rezultatin e lojës.
Lukaku gjithashtu shënoi, ndërhyrja e rrezikshme e Joao Marios në zonën e rreptësisë u bë arsye feste dhe çlirimi për zikaltërit pasi fauli i shkaktuar nga lojtari i Benfikës u perkthye në gol nga belgu.
Nën presion, Simone Inzaghi dha përgjigjen perfekte me skuadrën e tij në Lisbonë dhe Nerazzurrët u shpërblyen duke i dhënë fund ecurisë së tyre prej gjashtë ndeshjesh pa fitore.