FMN: Ekonomia shqiptare do të rritet më pak nga sa pritej këtë vit

Në raportin “Perspektiva Ekonomike Botërore”, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur në 2.2 nga 2.5 për qind në tetorin e vitit të shkuar parashikimet për rritjen ekonomike.

FMN vlerëson se nivelet ende të larta të inflacionit, rënia e konsumit e mbi të gjitha modeli i prapambetur ekonomik e bëjnë edhe më të vështirë rimëkëmbjen.

Ekonomia vendase pritet të përshpejtohet në 3.3 për qind ë vitin 2024 e të mbesë përafërsisht në këto nivele deri në 2025-n, vit për të cilin parashikimi i FMN nuk shkon më shumë se 3.4 për qind.

Paralajmërimi për inflacion në nivelin 3.9 për qind edhe pse mbi objektiv mbetet ndjeshëm më i ulët nga sa është aktualisht. Për këtë FMN kërkon mbrojtje të shtresave në nevojë dhe reforma.

Sipas FMN, Kosova dhe Mali i Zi janë dy shtetet që pritet të kenë ecurinë më të mirë ekonomike në 2023 në Rajon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *