Kënga që kryeministri Edi Rama zgjodhi të përdorte për zgjedhjet lokale të 14 majit ka marrë edhe vëmendjen e kryedemokratit Sali Berisha.
Ish-kryeministri ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’ një video ku shihen disa të rinj që po përdorin një gomone, për të udhëtuar drejt Britanisë.
Audioja ‘vetëm përpara’, sipas Berishës, nuk përfaqëson zhvillimin e vendit, por ikjen e shqiptarëve.
“Himni i Edi Ramës!”– shkruan Berisha.