Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i madh” surprizoi jo pak publikun dhe banorët me ndryshimin në mënyrën se si do të funksiononte nominimi. Ndryshe nga herët e kaluara, këtë rradhë banorët që do të votoheshin më shumë, do t’i shpëtonin nominimit.
Kështu, Dea, Efi, Kiara dhe Kristi i shpëtuan nominimit pasi i zgjodhën banorët me më shumë vota.
Mirëpo mes pjesës tjetër të banorëve kush do të eliminohet? Për këtë e ka një përgjigje Luizi.
Teksa po diskutonte me Qetësorin, Luizi tregoi se Keisi është banorja që do të eliminohet të shtunën nga BBV.
Ndërsa më pas shton se “gjyshi mban edhe pak”, referuar Bledi Mane.