Ish-opinionistja ‘thumbon’ Kiarën: Është rifutur për të kapur ca followrsa ose ndonjë emision

Së fundmi, ish-opinionistja e BBV Balina Bodinaku, ka folur rreth reality show-t, “Big Brother VIP2”. Ajo komentoi rifutjen e Kiara Titos brenda në shtëpi, ku sipas saj nuk po bën lojë brenda, madje nëse nuk gjen arsye për të luajtur nuk duhet të rrijë brenda.

Bodinaku e sheh qeëndrimin e Kiarës brenda në shtëpi, interes për veten e saj pasi qëndron për të rritur numrin e followrsave ose të kapë ndonjë emiosion, por jo për çmimin e madh.

“Një lojtar nëse vendos të futet, e aq më tepër të rifutet në lojë, duhet të futet vetëm për veten e tij dhe për të bërë lojën e tij, jo si e dashura e dikujt. Kiara vërtet se tha po futem si e dashura e Luizit aty, por kjo nuk do të thotë që po futet për të bërë lojë. Kjo pikërisht përforcon atë mendim dhe ide që po themi të gjithë, që ajo nuk ka hyrë aty për lojë. Në atë shtëpi hyhet për lojë, në qoftë se nuk e ke mendjen për të bërë lojë, çdo qëllim tjetër që të fut në atë shtëpi, të ka nxjerrë jashtë asaj shtëpie. Ti nuk je aty brenda për asnjë arsye tjetër përveçse për të luajtur. Nëse nuk luan dot, në qoftë se nuk gjen një arsye për të luajtur, atëherë nuk ke arsye për të qëndruar brenda në shtëpi.

Ajo që po ndodh me Kiarën, është ajo që ka ndodhur dhe unë kam vënë re që ka ndodhur me gati 90% të lojtarëve në atë shtëpi, që kanë hyrë, jo me besime dhe qëllim për të shkuar në finale dhe për të fituar. Duket sikur kanë hyrë me idenë që ok unë po hyj, nuk kam për ta fituar lojën, por po hy njëherë, të kap ca “followers”, të kap një emision. Kjo është në kurriz të lojës dhe në kurriz të atyre që e shohin lojën. Ne sot ankohemi dhe themi që ka momente kur loja mbahet nga një ose dy lojtarë dhe kjo për këto arsye. Kiara nëse është rifutur, është rifutur për veten e saj dhe jo për çmimin”, u shpreh Bodinaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *