Aktori i humorit flet për largimin nga ‘Portokallia’: Nuk donin të më mbanin

Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ka folur për herë të parë për largimin e tij pas 18 vitesh nga spektakli i humorit “Portokalli”.

Ai ka treguar se vendimi për largimin e tij është menduar shumë gjatë dhe se nuk kanë pasur dëshirë ta mbajnë.

Ndërkohë, aktori ka dhe një lajm të mirë për të gjithë fansat të cilët pëlqenin rolin e tij të “policit”. Flori zbuloi se nuk ka hequr dorë nga ky rol dhe se do e luajë përsëri, mirëpo jo në “Portokalli”.

“Publikut do ia jap sërish atë që do, unë nuk hoqa dorë nga personazhi qe kam luajtur për 18 vite. Atë rol unë do e luaj përsëri por jo në Portokalli, mbase ne teatër, në filma”,- tha Flori.

“Largimi, ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin. Më është dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për tu larguar. Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte të hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vetë”,- përfundoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *