Meghan Markle dhe Princ Harry i dërgojnë Pallatit Mbretëror foton e vogëlushes Lilibet Diana

Më datë 4 qershor, Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të dytë. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Lilibet Diana.

Faqja prestigjioze “Entertainment Tonight” ka mësuar se çifti i ka dërguar familjes mbretërore një foto të vogëlushes. Kjo është hera e parë që ata do të njihen me portretin e Lilibet Diana.

 

“ET” ka mësuar se fotografia është ndarë në grupin në WhatsApp, ku anëtarët e familjes mbretërore komunikojnë me njëri-tjetrin.

Lilibet nuk do të marrë asnjë titull nga pallati mbretëror, ashtu si djali i madh i Meghan dhe Harry, Archie. Në fakt, ajo nuk mund të quhet as princeshë. Dhe e gjithë kjo për shkak të një rregulli që ekziston për rreth 100 vjet. Për shkak se e vogla dhe vëllai i saj janë shumë larg në trashëgiminë e fronit ata nuk mund të kenë asnjë titull, as mbrojtje nga pallati.

 

/Burimi: Entertainment Tonight/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *