Autoritetet italiane kanë mbyllur hetimet për një 29-vjeçar shtetas shqiptar dhe për 10 persona të tjerë pjesë e një grupi kriminal. Ata akuzohen për trafik lënde narkotike tip heroine, mes viteve 2020-2022.
Pas disa kohësh hetimesh intensive, policia italiane arrestoi 29-vjeçarin shqiptar dhe sekuestroi gati 9 kilogramë heroinë dhe 34 mijë euro cash.
I riu u ndalua teksa drejtonte një mjet tip “Polo”, ku në dy sediljet e përparme i janë pikasur dy ndarje, brenda se cilave janë gjetur 1.3 kilogramë heroinë, ndërkohë nën sediljen e shoferit, u gjetën 33.000 euro.
Më pas kontrolle janë kryer edhe në banesën e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar 7.4 kilogramë heroinë dhe 1 mijë euro të tjera.
Shqiptari kishte përdorur garazhin e shtëpisë së tij si magazinë.