“Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, slogani i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 14 majit është kthyer në një material kryesor dhe për faqet e humorit.
Gjatë 24 orëve të fundit në rrjetet sociale kanë “plasur” keq memet ironizuese të fushatës së Partisë Socialiste kjo për shkak të situatave më problematike në vendin tonë si: emigrimi i qytetarëve, ikja e mjekëve, aksidenteve dhe jo vetëm.
Të gjitha kanë të stampuar sloganin e selisë rozë duke u kthyer kështu në një panoramë tragji-komike.
Megjithatë nuk ka munguar as ironia për metamoforzën e ndryshimit të socialistëve ndër vite.