Zhduken dy persona me precedentë penal, policia nis kërkimet (Emrat)

Dy persona me precedentë penal janë zhdukur në qytetin e Sarandës. Prej ditësh Leonard Thodhori, 46 vjeç dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, kanë humbur gjurmët me familjarët.

Mësohet se policia ka nisur kërkimet dhe prej orësh po këqyr kamerat e sigurisë dhe po kryen kontrolle për t’u vendosur në gjurmët e dy personave.

Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole” rezulton i dënuar disa herë dhe ka qenë i dyshuar si pjesmarrës në masakrën e Qafë Gjashtës në vitin 1997, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. I dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç rezulton i dënuar me parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW X5” u gjet një sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *