Provokuese sa më s’ka! Vildane Zeneli ‘ndez’ rrjetin me fotot gjysmë e zhveshur

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli mban stafetën për fotot e saj atraktive që ajo ndan në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke publikuar fotografi dhe video, kryesisht me përmbajtje provokuese. Vildania e ka bërë edhe në fotografitë e fundit, ku ka shfaqur trupin duke pozuar në bikini.

Modelja e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kësaj radhe ka pozuar në bikini ngjyrë rozë, ndërsa nuk ka hezituar të vërë në pah të pasmet atraktive.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e trupit.

 

Modelja Zeneli i ka pasur të shumta paraqitjet e tilla së fundmi në Instagram, duke pozuar për marka të ndryshme të bikinive.

Influenca e saj në Instagram shtrihet në mbi 670 mijë fansa që e ndjekin atë në llogarinë e saj zyrtare.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *