FOTO/ Kush është estetistja 34-vjeçare që shiste kokainë në Tiranë

Në orët e para të paradites së sotme, policia njoftoi arrestimin e një 34-vjeçare në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në kryeqytet, pasi kishte konstatuar se shpërndante kokainë.

E reja u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Në momentin e arrestimit Denisa Bushka kishte me vete një sasi kokaine, me pjesën më të madhe të ndarë në 40 doza, gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja siguronte kokainën nga furnitorë në zonën e Fushë-Krujës.

Më pas ajo e ndante lëndën narkotike në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

“Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, u arrestua në flagrancë shtetasja D. B., 34 vjeçe, banuese në Tiranë. Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje”, njofton policia.

Denisa Bushka

Denisa Bushka, mësohet se me profesion është estetiste dhe ishte e punësuar me kohë të pjesshme në tre prej salloneve më të frekuentuara në Tiranë.

Por, përveç shërbimit primar të ofruar nga qendra, 34-vjeçarja u shiste klienteve të ndryshme edhe kokainë.

Më herët, policia kishte marrë informacion se Denisa Bushka shpërndante kokainë në vendet e saj të punës por edhe në ende të ndryshme në kryeqytet ku kishte siguruar klientë.

Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *