Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë për TVCG ka thënë se ka dëshirë të martohet, por “askush nuk i jep vajzën për t’u martuar”.
Sigurisht që deklarata e tij në sens shakaje ka shkaktuar të qeshura në publik. Gjatë intervistës Abazoviç u shpreh se është në kohë për të ndërtuar një familje dhe i gatshëm për ta ndërmarrë një iniciativë të tillë.
Deri më tani Abazoviç nuk është shfaqur në publik me partneren e tij. Kujtojmë se qeveria e Abazoviç në Mal të Zi u rrëzua pasi Kuvendi votoi mosbesimin ndaj qeverisë.