Maximiliano Allegri tregon arsyet e debatit me Paredes dhe hedh poshtë lajmet për një armiqësi me mesfushorin

Massimiliano Allegri ka folur pas raportimeve për një përplasje gjatë seancës stërvitore me mesfushorin, Leandro Paredes.

Sipas raportimeve të gazetave italiane u përfol se Paredes dhe Maximo Alegri kanë pasur një mosmarrveshje gjatë seancës stërvitore.  Paredes raportohet se ka refuzuar të stërvitet pas drekës  me pretekstin se nuk po i jepen minutat e merituara në lojë.

Maximiliano Allegri i hodhi poshtë lajmet që po qarkullonin  për një armiqësi të re te Juventus në konferencën zyrtare për media, e cila u mbajt në kuadër të ndeshjes me Sportingun

“Unë e kuptoj që një lojtar që luan më pak është  nervoz. E rëndësishme është që të gjithë të jenë të përqendruar. Kur bëj zgjedhje, edhe nëse e kam gabim, i bëj ato sipas skuadrës. Më vjen mirë që ai e kishte këtë reagim sepse do të thotë se ai dëshiron të bëjë mirë në dy muajt e fundit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *