Massimiliano Allegri ka folur pas raportimeve për një përplasje gjatë seancës stërvitore me mesfushorin, Leandro Paredes.
Sipas raportimeve të gazetave italiane u përfol se Paredes dhe Maximo Alegri kanë pasur një mosmarrveshje gjatë seancës stërvitore. Paredes raportohet se ka refuzuar të stërvitet pas drekës me pretekstin se nuk po i jepen minutat e merituara në lojë.
Maximiliano Allegri i hodhi poshtë lajmet që po qarkullonin për një armiqësi të re te Juventus në konferencën zyrtare për media, e cila u mbajt në kuadër të ndeshjes me Sportingun
“Unë e kuptoj që një lojtar që luan më pak është nervoz. E rëndësishme është që të gjithë të jenë të përqendruar. Kur bëj zgjedhje, edhe nëse e kam gabim, i bëj ato sipas skuadrës. Më vjen mirë që ai e kishte këtë reagim sepse do të thotë se ai dëshiron të bëjë mirë në dy muajt e fundit”.