Në fjalën e tij në Kuvend, Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza se deputetëve të opozitës i është hequr e drejta e fjalës në Kuvend.
Gjithashtu ai theksoi se qeveria Rama ka asgjësuar të vetmin instrument që opozita deputetët kanë në dorë për të ushtruar kontrollin, duke mos i lejuar të ngrenë shqetësimet në Parlament.
Më tej Alibeaj ka treguar në Kuvend arsyen përse nuk u miratua nga Konferenca e Kryetarëve kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit.
Sipas tij, kreu i grupit parlamentar të PS përdori justifikimin se parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore ndaj të gjitha kërkesat nuk miratohen.
“Ju keni vendosur që këtij parlamenti ti vendosni kazmën. Një deputetja ia hiqni fjalën pa e mbaruar fjalën. Ngrihet deputeti tjetër për të kërkuar shpjegim për rendin e ditës dhe ju nuk e lejoni për ta diskutuar. Një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit, ju nuk e keni shqyrtuar. “Ngrihet nga kreu i grupit parlamentar të PS si justifikim që meqë parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore, të gjithë kërkesat nuk miratohen.Por duhet bërë me dije; se është detyrim i këtij parlamenti për ta miratuar pas asnjë lloj diskutimi dhe kjo është panorama që kemi. Mazhoranca duhet t’i tregojë shqiptarëve që ky parlament ka marrë fund dhe është barra juaj që t’u bëjë me dije deputetëve arsyet se përse asgjësuat të vetmin instrument që opozita deputetët kanë në dorë për të ushtruar kontrollin”, tha Alibeaj.