Që prej mbrëmjes së djeshme mediat po ziejnë nga lajmi se “Valdrin Sahiti është arrestuar në aeroportin e Turqisë, pasi u kap me drogë”.
Por, sa i vërtetë është ky lajm? E teksa mediat kosovare raportojnë se stilisti i njohur ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Por, një tjetër “të vërtetë” tregon Sahiti përmes rrjeteve sociale.
Përmes disa pamjeve Sahiti mohon këto lajme duke pretenduar se është në Dubai në eventin e modës.
Stilisti ka publikuar disa foto e video nga Dubai ku e kemi parë shpeshherë edhe më parë.