I arrestuar që nga 9 dhjetori si pjesë e hetimit të Katargate, ish-deputeti i Parlamentit Evropian Antonio Panzeri u lirua nga burgu Saint-Gilles për të kaluar në arrest shtëpiak. Lirimi ishte vendosur nga gjyqtarët më 6 prill. Lajmi vjen pak orë pas lirimit të ish-nënpresidentes së Parlamentit Evropian Eva Kaili , për të cilën drejtësia belge ka urdhëruar arrest shtëpie me detyrimin e byzylykut elektronik.
Duket më i hollë, ish-deputeti nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë dhe sapo ka dalë i lirë, me një çantë supe dhe një çantë pazari në dorë, ka hipur në një makinë që priste për ta çuar në shtëpinë e tij. Ai do të mbetet në dispozicion të hetuesve.