‘EURO 2020’/ Bale humb penalltinë, por Uellsi mposht Turqinë 2-0

Uellsi mposhti 2-0 Turqinë për të marrë fitoren e parë në Grupin A.

Uellsi e nis më mirë ndeshjen, teksa pati një rast me Ramsey. Turqia ekuilibron ndeshjen dhe shtyn përpara, por mungojnë rastet. Uellsianët duken më të rrezikshëm kur zbresin në portën kundërshtare.

Në minutën e 42-të, Bale jep një asist fantastik nga 50 metra për Ramsey i cili e ka shfrytëzuar më së miri mundësinë duke shënuar golin e parë.

Në pjesën e dytë, tekniku turk bën ndryshime në formacion. Calhanoglu, Ynder dhe Jillmaz tentojë të shënojnë, por nuk ia dalin dot. Uellsi më shumë mbrohet, por në një nga zbritjet e pakta, përfiton penallti.

Kapiteni Gareth Bale e çon mbi tra, duke lënë ndeshjen të hapur deri në fund. Në minutën e 95-të Robertson shënoi edhe golin fitues për Uellsin.

Uellsi ka grumbulluar 4 pikë dhe është thuajse në fazën tjetër të Europianit. Turqia thuajse eliminohet pas dy humbjeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *