Vendi fqinj në panik/ Alarm për bombë pak para ndeshjes Itali-Zvicër

Itali/ Vetëm pak minuta para se të fillojë ndeshja Itali-Zvicër vendi fqinj është alarmuar pasi ka pasur një njoftim për bombë nē Romë.

Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme.

Policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle, siç edhe shihet në foton e publikuar nga Gazzeta.it..

Ndeshja pritet të fillojë në orën 21:00, ku Italia do të përballet me Zvicrën. Për momentin qarkullimi në këtë zonë është ndaluar dhe nuk dihet nëse ndeshja do të shtyhet me disa minuta apo do të anulohet.

 

/Burimi: Gazzeta.it/ Përshtati:Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *