Kalon kufirin shqiptar me pasaportë false, maqedonasit e kthejnë pas; arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar me inicialet T.K është arrestuar ditën e sotme pasi ka kaluar në mënyrë të paligjshme territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa në doganën e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur një pasaportë false.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Njoftimi i policisë:

Qafë Thanë

Kaloi në mënyrë të paligjshme territorin e Republikës së Shqipërisë dhe paraqiti një pasaportë false, në doganën e Maqedonisë së Veriut, vihet në pranga 49-vjeçari.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë kanë ndaluar shtetasin T. K., pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër dhe më pas, në sportelin e doganës së Maqedonisë së Veriut, ka paraqitur një pasaportë të falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin T. K., 49 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *