Kandidati i PD për Tiranën Roland Bejko në një intervistë për mediat ka folur “ashpër” për rivalin e tij Belind Këlliçi dhe ish kryeministrin Sali Berisha.
Bejko tha se Këlliçi e vrau perspektivën e tij politke , në momentin që ai u bë përfaqësues i Berishës dhe Metës.
Bejko tha Berisha i shpallur “non grata”, nuk mund të jetë një alternativë për shqiptarët dhe te na perfaqesoje nderkombetarisht.
Bejko: Nëse Këlliçi nuk do të kishte mbrapa “non gratën” dhe nuk do futej nën strehën e PL, unë do isha në krah të kandidatit që PD do binte dakort që ta mbështeste. Do isha në krah të Këllicit. Ai e vrau perspektivën e tij politike në momentin që u bë përfaqësues i Berishës dhe Metës. Berisha i shpallur non grata dhe që nuk thotë asgjë të re, nuk mund të jetë alternativë. Ai nuk shkon dot në takimet e NATO, nuk e përfaqëson Shqipërinë ndërkombëtarisht. Shumica e shqiptarëve do mbështesin NATO-n, SHBA sepse ata po ndihmojnë në konsolidimin e demokracisë në vend.
Në këto zgjedhje duhet të ndodhi tronditja e madhe e klasës së vjetër politike.
Nuk do të ketë më kurrë bashkëpunim me Berishën, Këllici është në rrugën e gabuar se mbështetet nga njerëzit e gabuar.