“Shpall Big Brotherin të pavarur dhe demokratik”/ Luizi tregon arsyen pse citoi ish-presidentin Thaçi

Në shtëpi është krijuar një qeveri e re dhe Luiz Ejlli u përzgjodh si Kryeministër. Përpara banorëve ai u betua se e shpallte BBVA të pavarur dhe demokratike.

Por këto fjalë diku i kemi dëgjuar. Në fakt janë fjalët që ish-Presidenti Hashim Thaçi ka përdorur kur e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Luizi u shpreh se në ato momente se këto ishin fjalë që i erdhën ndërmend duke kujtuar edhe emocionet e vitit 2008.

“Unë aty e thash me anë të kësaj deklarate e shpall Big Brother të pavarur dhe demokratik.
Edhe Hashim Thaçi ka thënë se më anë të kësaj deklarate e shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Emocion ka qenë… Prandaj e thashë. Doli aty Hashimi, kamera ka qenë vetëm në njërën anë.. Ishte bllokuar Prishtina atë ditë”, tregon Luizi.

Ndërsa Nita u habit për faktin se e mbante mend shumë mirë këtë moment.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *