Partia Socialiste ka zgjedhur këngën për fushatën elektorale të 14 majit. ‘Përpara’ është kënga e shkruar posaçërisht për këtë fushatë, e klipi sapo është publikuar. E kënduar nga: Doza & Bonny, Petrit Vullkani, Amilia dhe Klement, klipi shfaq disa të rinj që vijnë në Shqipëri, e në dukje tejet të lumtur, i bashkohen në fund festës së kryeministrit Rama.
Klipi dhe kënga e stilit tallava janë tejet të ndryshme, po mesa duket rinia që kthehet në Shqipëri ishte ajo që Rama donte të përcillte me këtë këngë dhe klip.