Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të akredituar në vendet e Ballkanit Perëndimor zhvilluan një takim, në praninë e dërguarve të posaçëm James Rubin dhe Gabriel Escobar. Ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim, ajo e cila ka postuar një foto të të gjithë ambasadorëve, ku shkruan se është diskutuar mbi prioritetet e SHBA-së në rajonin e Ballkanit.
”Për të diskutuar dhe koordinuar prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Ballkan, një prej mbledhjeve të para të këtij lloji, në Tiranë”, thuhet krahas fotos.
Në foto janë ambasadorët e SHBA-së në: Shqipëri, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi