Bledi dhe Dea duke qenë se përfaqësojnë popullin, organizuan një protestë për rrëzimin e kryeministrit.
Ata ftuan edhe Kiarën që të bëhej pjesë e protestës, e cila kishte si synim “mbrojtjen” e gjumit të mëngjesit, por ajo u shpreh se nuk e ka problem gjumin sepse ajo zgjohet herët.
Deamishel tha se distanca e Kiarës tregon se ajo është e korruptuar. Dea dhe Bledi morën tenxheret dhe tiganët në kuzhinë dhe shkuan te Luizi, për të kërkuar dorëheqjen e tij.
Ky i fundit u ngrit nga krevati dhe u largua, duke iu shmangur protestës.
Protestës iu bashkua edhe Nita. Së bashku me Bledin dhe Dean, ata shkuan edhe në shtratin e Elvisit, i cili mban postin e Ministrit të Jashtëm dhe pranë Efit që është Kryeparlamentare, për të kërkuar dorëheqjen e tyre.