Fotini flet për herë të parë pas daljes nga “BBV”

Konkurrentja Fotini Derxho përfundoi rrugëtimin në ‘Big Brother Vip’ rreth një javë më parë. Së fundmi, ajo ka folur për herë të parë pasi la shtëpinë e BBV.

Ish-banorja u shpreh se kishte nevojë për këto ditë qetësie për të qëndruar pranë familjarëve në Gjirokastër.

Teksa komentoi lojën e saj, Fotinia u shpreh disi e penduar për momentet kur sipas saj doli nga vetja gjatë debateve me Oltën.

“Mendoj që ishte palidhje momenti kur fillova të kapesha me Oltën se jam treguar shumë e sinqertë dhe kam shprehur dëshirën që ajo të mos bëhej negative se kishte një pozicion të rëndësishëm në atë shtëpi”, tha ajo.

“Banori më pak vetvetja është Qetsori se hyri me sëpatë në dorë dhe tani është bërë aleat me Luizin meqë i ka premtuar një vend në finale”, tha më tej Fotinia, e cila kujtoi edhe një nga këshillat e Luizit për të mos u bëre aleate me Qetsorin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *