Kylian Mbappe e bëri të qartë se nuk ka plane të braktisë Paris Saint-Germain këtë verë mes interesimit të vazhdueshëm nga Real Madrid.
Mbappe dha një përgjigje të prerë kur gazetarët e pyetën për kohën që ai po kalonte te PSG dhe nëse kishte në plan ndonjë lëvizje te ndonjë klub tjetër. Ashtu i sigurt Mbappe nuk hezitoi të thoshte jo me argumentin se do ishte pjesë e PSG në ngritjen e trofeut të Champions League një ditë.
“Hapi tjetër? Fitimi i Ligës së Kampionëve,” tha Mbappe. “Unë kam bërë tashmë një finale, gjysmëfinale, çerekfinale, raundin e 16… Unë kam bërë gjithçka përveç fitores. Kjo është gjithçka që më duhet. Ku dua ta bëj? Në Paris. Unë jam parizian dhe me kontratë. Pra është PSG.”