Biankonerët fitojnë aktin e parë të çerekfinaleve të Europa League.
Juventusi fitoi ndeshjen e parë kundër Sporting Lisbonës.
Ndeshja u vendos nga goli i Gattit, i shënuar në minutën e 73-të pas një goditje këndi. Sfida ishte shumë e hapur dhe e ekuilibruar. Szczesny u dëmtua në pjesën e parë dhe u detyrua të largohej para kohe nga fusha, duke i lënë vendin Perin i cili u tregua protagonist, kur shpëtoi rezultatin në goditjet nga afër të Goncalves dhe Bellerin. Është një sukses shumë i rëndësishëm për Juventusin, i cili pas një jave do të luajë për të kaluar në gjysmëfinale në Lisbonë