Lajm i hidhur për madrilenët/ Pas 16 vitesh, Sergio Ramos largohet nga klubi

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos do të largohet përfundimisht nga ‘’Los Blancos’’. Klubi njofton se nesër Ramos në prani të Perez do të njoftojë largimin e tij.

35-vjeçari u transferua nga Sevilla tek Real Madrid në vitin 2005 për të kaluar 16 vite ku fitoi gjithçka. Ai këtë verë nuk u përfshi nga Spanja në Europianin 2020, por tashmë ai ka vendosur të largohet dhe nga klubi i tij.

I pari ekip që është interesuar prej kohësh për shërbimet e mbrojtësit është PSG.

  • foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *