Një kallashnikov është gjetur në një kosh mbeturinash, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Dyshohet se mund të jetë përdorur për ngjarje kriminale.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet për të zbardhur më shumë detaje lidhur me armën e zbuluar.