Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2017.
Personat e arrestuar janë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët kanë vrojtuar lëvizjet e dy viktimave dhe më pas i kanë raportuar te Nuredin Dumani, bashkëpunëtor i dyshuar i Talo Çelës.
Mbi Xhixhën dhe Divën rëndon akuza e “Sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”.