Erling Haaland bëri një pushim pas ndeshjes me Bayern në Ethiad stadium në Champions League.
Rezultati i shkëlqyer në nivel klubi por edhe individual për Haland i dhanë atij disa ditë pushim.
Erling kaloi kohën e tij të lirë edhe me fansat e tij në rrjetet sociale dhe ju tregoi ”përbërësin magjik” që po ndikon në formën e tij aktuale (qumështin)
Sulmuesi gjigant ka shënuar tashmë 30 gola në Premier League këtë sezon dhe ka rekordin e vetëm të një sezoni prej 34 golash.
Norvegjezi do të jetë i gatshëm në përballjen me Leicester Cityn në Etihad të shtunën në mbrëmje. Fermerët britanikë të qumështit pa dyshim do të presin një rritje të konsiderueshme në shitje pas njoftimit të Haaland.