Putin nënshkruan ligjin për regjistrimin elektronik ushtarak

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar sot ligjin që parashikon krijimin e një sistemi elektronik për thirrjen e ushtrisë.Urdhri përmban detyrimin e rusëve deri në një moshë të caktuar për të qenë pjesë e forcave të armatosura.

Qëllimi i ligjit është rekrutimi i trupave të tjera ushtarake për të mbështetur ofensivën ruse në Ukrainë. Përpjekja ka synim të përndjekë ata që i shmangen rekrutimit në Ukrainë.

Sipas ligjit, letrat e regjistrimit do të dërgohen si me postë të rregullt ashtu edhe me elektronik. Varianti elektronik do të konsiderohet se i është dorëzuar një personi shtatë ditë pasi të jetë vendosur në internet në një llogari të hapur për çdo person të kualifikuar për rekrutim. Shumë prej tyre kanë shmangur rekrutimin gjatë pushtimit rus të Ukrainës duke mos marrë postën në adresën e tyre zyrtare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *