Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi ka rënë nga skela e një pallati në Shëngjin.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunës.
Mësohet se shtetasi Arjan Lazri, 48 vjeç ka ndërruar jetë gjatë dërgimit për në spitalin e Lezhës.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.