Një drejtues automjeti që qarkullonte kundravajtje, në rrugë inteurbane, është vënë në pranga nga policia.
Policia njofton gjithashtu se shoferi është gjobitur me 12 mijë lekë të reja si dhe i është pezulluar patenta për 16 muaj.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Tiranës
Më datë 14.04.2023, nga monitorimi i rrjeteve sociale, është konstatuar një drejtues automjeti që qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen, në rrugë inteurbane.
Menjëherë, nga shërbimet e Policisë Rrugore u organizua puna për identifikimin e drejtuesit të automjetit, i cili pasi u lokalizua u shoqërua në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.
Dejtuesi i automjetit u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 16 muaj, si dhe iu zbritën 3 pikë nga pikët e lejes së drejtimit.