Pak para hapjes së fushatës së koalicionin “Bashkë Fitojmë”, deputetja e PL, Monika Kryemadhi është shprehur me superlativa për kandidatin Belind Këlliçi. Kryemadhi tha se Këlliçi ka rikthyer optimizmin. Po ashtu tha se ai u ka pëlqyer shumë vajzave të reja dhe ka suportuar gratë.
“Të bën të qetë kur dëgjon dhe diskuton. Në përgjithësi e kemi pasur mungesën e suportit nga gratë. Por çështja është së Belo u ka pëlqyer shumë vajzave të reja dhe për mua është fitore e madhe për kandidatin e Bashkisë së Tiranës. Edhe ngjyrat që përdoren tregojnë siguri dhe garanci, mua më jep optimizëm. Unë pres që të rikthehet opozita në institucione. Probabiliteti i marrjes së bashkive kryesore janë më afër se kurrë. Për të mos folur për këshillat bashkiakë që ia lamë në dorë Edi Ramës. Ka entuziazëm dhe racionalitet të saktë.”-tha Kryemadhi.
Në stadiumin ‘Air Albania’ koalicioni Meta-Berisha çelin sot fushatën elektorale për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maji. Takimi elektoral pritet të nisë pas pak, ndërsa përkrahësit e Berishës, Metës dhe ata të PDK-së e PBDNJ-së janë futur në stadiumin “Air Albania”. “Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.