Rama ironizon deputetin e PS: Doni dhe rritje pagash ju, kape lopatën aty

Kryeministri Edi Rama i cili ishte mëngjesin e kësaj të shtune në Kavajë për hapjen e fushatës zgjedhore, nuk i ka kursyer ironitë edhe ndaj kërkesave të deputetëve për rritje pagash.

Ai është “kapur” me deputetin socialist Etjen Xhafaj i cili po qëndronte indiferent gjatë takimit me struktura në Kavajë duke mos u përfshirë në mbjelljen e pemëve.

Rama e thirri duke i kërkuar të kapë lopatën për të mbjellë pemë. Ai u shpreh se ata janë për pagë minimale dhe jo për rritje rrogash.

“O Etjen merr lopatën se je deputet. Doni dhe rritje rrogash ju. Jeni për t’ju bërë pagë minimale”, tha Rama

Në atë moment deputeti socialist mori lopatën duke nisur të ndihmojë në mbjelljen e pemëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *